Në qytetin e Elbasanit janë bërë nderime për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, ku sot do të bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit.
Homazhet janë zhvilluar në ambientet e bibliotekës ‘Qemal Baholli’ ku është vendosur edhe një libër përshtypjesh ku vizitorët mund të shkruajnë përshtypjet e tyre për shkrimtarët. Më pas ky libër do të vendoset te biblioteka. Kjo sallë ka shërbyer për studiueset dhe studentët, edhe duke bërë analiza mes shkrimtarësh për veprat e Karadesë. Qytetarët janë shprehur të keqardhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit me përmasa botërore, Ismail Kadaresë.
“Për ikje të tilla si Ismail Kadare, fjalët janë të pakta. Ikje e tij është e pazëvendësueshme, pasi letërsia ka humbur gjeniun e letrave shqiptare”, u shpreh një qytetar.
Ndërsa një qytetar tjetër tha se “Ikja e tij është vetëm fizike, veprat e tij do të mbeten, lexohen dhe vlerësohen”.