Pak pas ditëlindjes së tij të 101, një kinez u diagnostikua me koronavirus. I shtruar menjëherë në spital ai nuk u dorëzua dhe pas një jave mjekimi dhe dy javësh na karantinë, ai u largua nga spitali për t’u kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij.
Duke përshendetur mjekët dhe infermierët ai u shpreh se duhej të shkonte në shtëpi të kujdesej për gruan e tij 92 vjeçare. Ai është pacienti më i moshuar që është shëruar nga koronavirusi në Kinë
Dai, sipas mediave kineze ka qëndruar në një spital në Uhan deri në 4 mars. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë gjurmë të sëmundjes
Para tij pacienti më i moshuar i shëruar nga koronavirus ishte një 98 vjeçare./abcnew