Nga janari qeveria hap aplikimet për të familjet që kanë një banesë të vjetër në zona muzeale dhe duan ta kthejnë atë në një biznes në fushën e turizmit. Rama tha se mbështetja do të nisë nga 10 mijë dollarë për restaurime të pjesshme si rregullimi i çatisë apo pjesëve të tjera të godinës dhe deri në 50 mijë dollarë për transformim rrënjësor.
“U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla te aplikojne per bonusin. Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe deri në 50 mijë dollarë transformim rrënjesor”, tha Rama.