Xhemi Shehu është një nga personazhet që ka zgjedhur që jetën e saj private ta mbajë sa më shumë të rezervuar, dhe kur vjen te bashkëshorti i saj fotot me të në rrjetet sociale nuk ekzistojnë. Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundi për ‘Who’, Xhemi ka zbuluar më shumë për marrëdhënien me të shoqin, Visin, për të cilin thotë se është shumë më i butë se ajo me fëmijët.
“Oooo unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu. Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj, duke i marrë me të mira”.
“Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me JO-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre”.
”Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”, ka treguar Xhemi.” “Ndërkohë sa i takon komenteve se fëmijët janë kopja e saj, ajo shprehet se ata kanë vetëm hijen, ndërkohë që në tipare i ngjajnë edhe bashkëshortit.”
“Visi, jo, nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy paste’ si unë, kurse Martini i madhi, jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra (qesh)”, shprehet Xhemi, e cila në intervistën e dhënë ka lënë të kuptohet se nuk do të kthehet më kurrë në ekran, të paktën që të drejtojë një nga emisionet që janë për momentin në qarkullim.