Emigrantët shqiptarë në Itali që nuk kanë qartësi për udhëtimin në Shqipëri në raste kur ju ka skaduar afati kohor i pasaportës shqiptare.
– Emigrantë ose shtetas shqiptarë në Itali që ju ka skaduar pasaporta mund të pajisen me leje kalimi që e marrin në ambasadë apo në konsullatat shqiptare, duke aplikuar online në platformën www.e-albania.al, e pa qenë nevoja të regjistrohen, por vetëm duke plotësuar të dhënat e tyre në seksionin, aplikim për leje kalimi.
– Ata mund të udhëtojnë me leje kalimi drejt Shqipërisë por nuk mund të kthehen në Itali pa marrë pasaportën e re në Shqipëri.
– Leja e kalimit merret edhe nëpërmjet shërbimit postal duke dërguar dokumentet në ambasadë me postë, fotot dhe pagesën prej 30 euro. Leja e kalimit mbërrin në banesën e emigrantit që ka kërkuar shërbimin.
– Gjithashtu leja e kalimit mund te merret duke u paraqitur personalisht në ambasadën ose konsullatën shqiptare në Itali, pasi ke bërë aplikimin online.