Një zbulim tronditës është bërë në lidhje me koronavirusin nga autopsitë e kryera te personat që kanë humbur jetën. Media italiane “Il Giornale” raporton se pneumonia intersticiale nuk është shkaku më serioz i koronavirusit, pasi virusi shkakton gjëra edhe më të këqija në trupin tonë, duke prekur qarkullimin e gjakut.
Nga 70 autopsitë ka rezultuar që pneumonia është vetëm një pasojë, mbase jo edhe aq serioze, nëse krahasohet me atë që ndodh me të vërtetë në trupin tonë. Mjeku kardiolog Palma, nga Salerno, ngriti këtë hipotezë ndonëse u kundërshtua nga disa ekspertë.
Sipas Palmës, koronavirusi prek veçanërisht enët e gjakut, duke parandaluar kështu qarkullimin e duhur të gjakut dhe që çon në formimin e trombit. Palma thotë se pneumonia është vetëm një simptomë pasuese dhe jo ajo kryesore nga e cila rëndohet gjendja shëndetësore e pacientit.
Zbulimi tregon se për shkak të Covid-19, gjaku nuk mund të qarkullojë në trup dhe të arrijë në mushkëri të cilat për këtë arsye nuk janë në gjendje të ventilojnë, pavarësisht sasisë së oksigjenit të futur mekanikisht nga jashtë. Sipas teorisë italiane, diagnoza pra duhet të bëhet duke analizuar së pari shkallën e inflamacionit që është gjetur tek pacienti