Izraelitët, Berisha duhet mbajtur “fshehur” deri në 25 prill.

Pas zhdukjes nga fushata elektorale, Lulzim Basha dhe izraelitët që e këshillojnë atë, e kanë izoluar Sali Berishën edhe në daljet e tij mediatike. Raportohet se javën e ardhshme, ai ishte ftuar në emisionin “Opinion”. Por, sipas analistëve të këtij emisioni, pjesmarrja e Berishës është anuluar, pas ndërhyrjes së izraelitëve dhe Bashës.

Kjo, për shkak se ata konsiderojnë që Berisha iu prish punë në elektorat me daljet e tij publike dhe për këtë arsye duhet mbajtur “fshehur” deri më 25 prill. Për këtë arsye, Sali Berisha bën ndonjë lidhje nga shtëpia vetëm në televizionin e familjes së tij dhe tek Sonila Meço, ku nuk prish punë, pasi audienca e tyre është kryesisht militanteske

Natyrisht, ka edhe Facebook-un e vet, ku poston marrëzitë e tij. Por, qëllimi i Bashës dhe izraelitëve që e këshillojnë është i qartë: Të mos dalë asnjë dië në fushatë dhe të shmangë shfaqjen në TV, sidomos në emisionet kryesore, që kanë shikueshmëri të lartë./