42-vjeçari Reshat Zekthi ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge në bashkëpunim. I riu, banues në Belsh i ishte caktuar masa Arrest me Burg për veprën penale dhe Prodhim i shitjeve narkotike.
Por Zekthi nuk është emër i panjohur për policinë, në vitin 2017 ai ra në pranga për falsifikim parash në Elbasan. Në banesë, iu gjetën një shumë prej 28 mijë euro të falsifikuara.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.