Lajm i keq na vjen nga Italia. Mësohet se mjeku i njohur Drini Dobi ka ndërruar jetë, teksa ishte prej kohës i prekur nga koronavirusi, dhe po kurohej në shtetin fqinj. Drini Dobi, mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dërgua para 4 ditësh drejt Italisë për një trajtim më të specializuar, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit, bamirësi Elvis Naçi, por dhe vetë Qeveria garantuan se do të paguanin për kurimin e tij, por ai fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.