Ishte 16 vjeç kur filloi punë. Ali Sinanaj, gati gjysëm shekulli në ndërmarrjen e elektrikut në Elbasan

Sot ishte dita e fundit e punës për elektriçistin Ali Sinanaj, i cili doli në pension pas 49 vitesh ose gati gjysëm shekulli në shërbim të ndërmarrjes së elektrikut për kujdesin ndaj klientit. Kontributi i tij në ndërrmarrjen e elektrikut daton që në vitin 1973 kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe Elbasani akoma nuk ishte elektrifikuar plotësisht.

Ndërkohë që punonte për të dërguar dritën në çdo shtëpi studionte në shkollën profesionale elektrike të Elbasanit. Përkushtimi dhe aftësia në punë bëri që shpejt të ngrihej në detyrë dhe të merrte rolin e përgjegjësit të dozhurnit.

Pasioni, përkushtimi dhe aftësia e tij për këtë zanat kanë bërë që ai të punonte në të njëjtin vend pune për gati gjysëm shekulli edhe pse në një sektor ku rreziku për jetën ka qenë gjithmonë i lartë.

Është detyrë e shoqërisë dhe institucioneve që për persona të tillë të rrallë, të cilët me përkushtim kanë dhënë një kontribut të paçmuar për qytetin duhet të ketë një vlerësim. Bashkia Elbasan dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, asnjëherë nuk kanë anashkaluar vlerësimet për persona apo organizata të cilat kanë dhënë kontribute të cilat do ti mbesin qytetit ndër breza. Edhe Ali Sinanaj deri në ditën e fundit të punës së tij nuk ka marrë asnjë vlerësim apo falenderim nga asnjë institucion.

Shpresojmë që ky shkrim të shërbejë edhe si falenderim nga ana e stafit tone, por edhe si kujtim për institucionet që ta vlerësojnë këtë figurë që është pjesë e mozaikut të kontribuesve që kanë bërë Elbasanin që shohim sot

Nje koment

  1. Pingback: 3directive