Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se janë kryer analiza për tetë raste të dyshuara me koronavirus.
Mësohet se bazuar në rezultatet e analizave të ISHP, të tetë rastet kanë rezultuar negativ. Mësohet se dy prej të dyshuarve janë testuar së fundmi.
Kështu deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vend. Ndërkohë në pikat kufitare është shtuar kontrolli, pasi Italia fqinje është në një situatë emergjente orët e fundit, ku numri i viktimave ka shkuar në 6, ndërsa janë qindra të infektuar.