40 pacientë të kuruar nga Covid 19 në Korenë e Jugut, kanë rezultuar sërish pozitivë ndaj testit. Punonjësit e shëndetësisë janë përpjekur të qetësojnë njerëzit përsa i përket ri-infektimit nga Covid 19, por këto shifra tregojnë të kundërtën. Drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha në një konferencë se virusi mund të ishte “riaktivizuar”.
Epidemiologët në Seul po përpiqen të zbulojnë shkakun e kësaj tendence të çuditshme, e cila u dëshmua për herë të parë në 51 pacientë nga Daegu të hënën.
Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive tha:
Numri do të rritet, ky është vetëm fillimi. Ka më shumë gjasa që këta pacientë të jenë përkeqësuar nga ana shëndetësore, pasi nuk e kanë marrë veten plotësisht nga kurimi i virusit sesa të jenë ri-infektuar. Virusi mund të qëndrojë i “fjetur” në trup në një periudhë të papërcaktuar dhe mund të mos jetë infektiv për personat e tjerë. Një tjetër faktor është dhe mos funksionimi i duhur i testeve, të cilat nuk po na ndihmojnë aspak në përcaktimin e shifrave ekzakte.
Burimi: DailyMail