Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare.

Vendimi i datës 27 tetor 2025, mban firmën e ministres Delina Ibrahimaj.

Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste në vitet 2021-2025.