Sunday , December 4 2022

Instaluan kondicionerë jo funksionalë në Prokurorinë e Elbasanit, kërkohet burg për 4 persona

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për katër punonjës të një kompanisë “Junik”, pasi akuzohet për mashtrim. Këta katër shtetas kanë instaluar në Prokurorinë e Elbasanit kondicionerë jo funksionalë. Konkretisht administratori i kompanisë, drejtuesi teknik i shoqërisë dhe 2 inxhinierë njëkohësisht dhe administratorë të shoqërisë.

Për këtë rast është regjistruar procedim penal në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, bazuar në informacionet dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

D. M. administrator i shoqerisë “Junik” shpk,

V. M. me detyre drejtues teknik i shoqërise “Junik” Shpk,

A. Ll. me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërise “Tirana Neë Supervisor”

I. D. me detyre inxhinier dhe administrator i shoqërise “Imes-D” Shpk,

E plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.1305 të vitit 2021, për veprën penale të “Mashtrimit’, parashikuar nga  neni 143 i K.Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e informacionit të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme, i cili bën fjalë mbi sistemin e ngrohje-ftohjes së Prokurorisë së Elbasanit, ka regjistruar procedimin penal Nr.1305 të vitit 2021, për veprën penale “Mashtrimet” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Në vijim të hetimeve, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj

Në vijim të hetimeve, u kërkua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të caktohet masa e sigurise “arrest në burg” ndaj shtetasve:

D. M. administrator i shoqerisë “Junik” shpk,

V. M. me detyre drejtues teknik i shoqërise “Junik” Shpk,

A. Ll. me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërise “Tirana Neë Supervisor”

I. D. me detyre inxhinier dhe administrator i shoqërise “Imes-D” Shpk,

Këto shtetas kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke përfituar dhe duke sjellur një dëm prej 3.569.714.29 lekë dhe në këto kushte ata kanë konsumuar elementet e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal të kryer në bashkëpunim.

Advertisement