Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita ka rezultuar pozitive me Covid-19. Gazetarja Lediona Xheladinaj bën të ditur se bashkë me të, i infektuar është dhe bashkëshorti i saj. Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në banesë. Ndërkohë, është vënë re mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj. Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook.