Infektohen me Covid-19 pesë mësues në Elbasan. Deri tani jane…

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë konfirmuar pesë mësues me koronavirus. Ndërkohë aktualisht në sistemin arsimor në rrethin e Elbasanit janë 24 mësues aktiv me COVID-19 dhe 12 nxënës të prekur. Sakaq Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar pozitiv për koronavirus 65 persona.

Ndërkohë numri i viĸtimave në vend për shkak të COVID-19 vijon të jetë e lartë, pasi 17 pacientë humbën betejën me virusin ndërsa u shënuan 695 raste të reja me koronavirus.

/abcnews.al/