Inertet e hedhura bllokojnë shtratin e liqenit të Gjinarit dhe rrugën, bashkia e Elbasanit: Po bëhet sistemi i zonës

Një sasi e konsiderueshme inertesh është hedhur në liqenin e Gjinarit në Elbasan duke bllokuar një pjesë të shtratit të liqenit si dhe të rrugës Gjinar-Liqeni i Pashtreshit.

Se cila është kompania që hedhur internet nuk dihet, ndërsa Report Tv është interesuar në Bashkinë e Elbasanit lidhur me këtë çështje. Nga përgjigja e marrë, sqarohet se “Kompania që ka ende në garanci rrugën Gjinar–Liqeni i Pashtreshit po punon për sistemimin e shtratit të liqenit dhe më pas rregullimin e rrugës. Po hiqet ura që ishte vendosur pa leje dhe pa kritere teknike nga individë dhe po bëhet sistemimi i zonës.”

Kujtojmë këtu se para pak ditësh rruga që ishte pranë liqenit pësoi çarje dhe rrëshqitje në një pjesë të saj, duke bërë që lëvizja të kryhej vetëm me një korsi.