Thursday , July 10 2025

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

Prej disa ditësh tashmë po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset.

Trotuaret dhe lulishtet do t’u kthehen qytetarëve duke i dhënë fund një herë e mirë zaptimit.

Paraprakisht bizneset u lajmëruan për largimin vullnetar të materialeve të tyre që pengojnë lëvizjen normale të qytetarëve, më pas, në ato raste kur nuk ka pasur reagim, ka nisur heqja nga IMT.

Në fokus të këtij aksioni do të jetë edhe kontrolli i respektimit të lejeve në ato biznese që kanë marrë aprovim për struktura të lëvizshme.

Bashkia e Elbasanit shprehet se ka qenë dhe do të jetë në krah të çdo biznesi që respekton ligjin dhe hapësirat e përbashkëta me komunitetin.