Pas kurimit të dy prej tyre, enti publik Italian për Ilacet, pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilacit Tocilizumab në 250 pacientë të prekur nga koronavirus.
Ilaçi Tocilizumab vijon të japë efeke pozitive dhe të përmirësojë pacientët e prekur nga Covid-19 në Itali. Pas kurimit të dy prej tyre, enti publik Italian për Ilacet, pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilacit Tocilizumab në 250 pacientë të prekur nga koronavirus.
“Tocilizumab, informon ajo, nuk është një ilac antiviral, por vepron në infeksionet kronike e zvogëlon rrezikun tek pacientët me coronavirus që kanë probleme me frymëmarrjen, e kurohen në terapi intensive. Kjo kurë është shenjë e shpresës së fortë për të gjithë ne, deri sa të kemi një vaksinë të pantentuar për Covid 19.
Eshtë dëshmi e angazhimit të madh të mjekëve e studiuesve për të mposhtuar këtë virus e që bëjnë sistemin shëndetësor italian një ekselencë në të gjithë botën,”– shprehet Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Cështjeve Sociale në Parlamentin italian, Marialucia Lorefice.
Përdorimi do të nisë tek pacientët në spitalin e Bergamos ku emergjenca është majft prekupuese dhe në spitale të tjera italiane. Vetëm para tre ditësh, mediat italiane raportuan se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy pacientëve të infektuar me koronavirus me një ilaç që lufton artritin dhe Reumatizmën. Dy pacientët që e kanë marrë ilaçin e quajtur ‘Tocilizumab’, kanë shfaqur përmirësime të dukshme brenda 24 orëve.