Skuadra e Elbasanit ka nisur përgatitjet pas pushimeve të fundvitit, mes ndyshimeve që kanë ndodhur në pankinë. Ditët e fundit të vitit trajenri Shkëlqim Lleshanaku dha dorëheqjen nga skuadra dhe në krye të pankinës u emërua Anxhelo Suta, ndërsa ndihmës të tij do të ketë ish futbollistin që u shpall kampion me Elbasanin në sezonin 2005-2006, Hetlen Çapja. Pasi trajnerët kanë bërë prezantimin para skuadrës, kanë nisur nga përgatitjet për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Ndwrkohw Suta ndihet i vlerësuar për detyrën që i kanw ngarkuar dhe do të bëjë maksimumin që skuadra të arrijë mbijetesën.
Për Sutën, pankina verdheblu është edhe një sfidë më vete, duke qenë se e merr drejtimin në një situatë jo të mirë, por sipas tij me punë dhe përkushtim mund t’ia arrijnë të realizojnë objektivat.
Ndërkaq, në Elbasan janë bërë edhe afrimet e para në merkato, teksa me skuadrën janë bashkuar tri brazilianë, dy prej të cilëve sulmues dhe një mesfushor.