Skuadra e Superligës Indiane FC Goa ka njoftuar largimin e sulmuesit Armando Sadiku përpara ndeshjes së Superkupës.
Ish-sulmuesi i Kombëtares iu bashkua Goa-s këtë sezon pasi fitoi titullin sezonin e kaluar me Mohun Bagan. Këtë sezon ai shënoi 10 gola në 24 paraqitje me Goa. “FC Goa dhe Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht të ndahen me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e klubit në rrjetet sociale.
PRAPASKENAT – Prishja e kontratës mes palëve nuk është pa shkak dhe gjithçka lidhet me ndeshjen e 6 prillit, kur Armando Sadiku shënoi në fund të sfidës dhe e dërgoi duelin në shtesë.
Gjatë festës sulmuesi nga Cërriku nuk u përmbajt dhe i tregoi organin gjenital rivalëve, gjë që nuk është kapërdirë nga klubi i Goa.
E ARDHMJA – I mbetur tanimë pa kontratë, Sadiku po sheh si mundësi edhe një kthim në vendlindje, ku AF Elbasani ka shfaqur interes.