I shtruar prej dy ditësh tek Infektivi, ndërron jetë 21-vjeçari me COVID

Në kulmin e rinisë, një 21-vjeçari iu prenë ëndrrat në mes, pasi nuk mundi ta fitonte betejën me ‘armikun e padukshëm’. Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve, ndërsa 21-vjeçari prej dy ditësh i shtruar tek Infektivi, luftoi shumë në një betejë ku nuk doli dot kryelartë si një hero.

Burime bëjnë me dije se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte sëmundje shoqëruese, talaseminë. Ndërkohë, tamponi i kishte rezultuar negativ, por ai mbahet në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të simptomave që kishte shfaqur.