I shtruar në spital/ Kërkoi lirimin nga burgu, mbahet në gjykatën e Elbasanit seanca për Safet Gjicin

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën gjyqësore.

Sot, në 11 nëntor ora 13:00, do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga burgu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjyqtarja Suela Lika.

Disa ditë më parë seanca e planifikuar për shqyrtimin e kësaj çështje u ndërpre dhe u shty pasi dokumentacioni ligjor i paraqitur para trupit gjykues kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi për adresën spitalit ku po trajtohet Gjici.

Në kërkesën, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lërë burgun parakohe me vendim gjykate.

Sipas avokatit mbrojtës të tij, Gjici ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat. Ai bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet.