Edhe përgjatë ditës së premte mbi vendin tonë do të vijojë të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Pavarësisht uljes së lehtë të temperaturave në 24 orët e fundit, sërish nxehtësia ka qenë e pranishme në të gjithë territorin, me përjashtim të disa zonave ku ka patur reshje shiu.
Ndërkohë që edhe ditën e nesërmen temperaturat në vendin tonë do të mbeten të pandryshuara, ndërsa ditën e shtunë pasdite pritet të kemi ulje sa i përket vlerave maksimale.
Përgjatë ditës së dielë ulja e temperaturave do të vazhdojë por jo më shumë së 4 gradë, pra nga 36 që do të jetë të shtunën vlerat minimale të ditës së dielë do jenë në 32.
Kjo ulje e lehtë shpresojmë që nuk do të ndikojë në planet tuaja për fundjave, sepse deti do të vazhdojë të jetë i qetë dhe i ngrohtë.