Një banesë në Krastë është përfshirë nga flakët mëngjesin e djeshem. Në këtë banesë jetonte një i moshuar i vetëm, i cili nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr me stufa të drurëve .
Flakët janë përhapur në gjithë guzhinën duke e djegur komplet dhomën e guzhinës.
Nga flakët fatmirësisht ka shpëtuar, mrekullisht i moshuari i vetëm i cili ka arritur të dalë në kohë jashtë dhe të njoftoj zjarrfiksin të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin. /abcnews.al/