I mori 1 mijë euro ryshfet 68-vjeçares për t’i pushuar çështjen e djalit, dënohet ish- oficerja gjyqësore në Elbasan

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dënoi me 4 vite shërbim prove oficeren e Policisë Gjyqësore Elbasan, Anila Dusha.

Këtë të martë GJKKO shpalli Dushën fajtore për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, duke dhënë 3 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 të tij zbriti në 2 vite izolim.

Por, në zbatim të nenit për pezullim të dënimit u aplikua ndaj saj shërbimi i provës me 4 vite, si dhe mospërfshirja në funksione publike apo adminsitratë për 5 vitet e ardhshme.

Oficerja e policisë gjyqësore, i mori shtetases Hava Lloga shumën prej 1000 euro për të pushuar çështjen penale në ngarkim të djalit të 68-vjeçares, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.