Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka folur për jetën e saj personale së fundmi, ku edhe është emocionuar. Së fundmi Jonida ka rrëfyer për emisionin “E Ardhmja është vajzë” momentin e saj më të lumtur njëkohësisht dhe më të vështirin, ardhjen në jetë të së bijës. Mes lotësh, ajo përshkroi çastin kur po sillte në jetë vogëlushen e saj.
“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde. Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë”- shprehet Vokshi.