I intubuar tek COVID 2, një tjetër mësues në Elbasan humb jetën në moshë të re.

Një tjetër arsimtar ka humbur ƅetejën me koronavirusin në qytetin e Elbasanit. Mësohet se është mësuesi 55-vjeçar Spiro Panariti. Ai ishte infektuar prej disa ditësh dhe ishte shtruar në spitalin COVID 2, ku ndodhej në intubim. Për këtë humbje ka reaguar edhe drejtoresha e DAR Elbasan, Anila Cota, e cila shprehet se dora e tij do jetë prezente në çdo cep të shkollës ku ai ka shprehur ndjesitë e tij për çdo aspekt të edukimit!

Reagimi i plotë i Cotas:

Ndahet nga jeta mesuesi Spiro Panariti! 55 vjecari duararte qe prej 20 vitesh punonte si mesues i edukimit figurativ ne shkollen “Luigj Gurakuqi ” Elbasan do te mbetet gjate ne memorien e nxenesve, kolegeve dhe tere komunitetit per fjalet e tij te embla, per talentin dhe perkushtimin e tij!

Dora e tij do jete prezente ne cdo cep te shkolles ku ai ka shprehur ndjesite e tij per cdo aspekt te edukimit! Mesues Spiron do ta kujtojme si njeriu  fjalepak e puneshume qe gezonte respektin e te gjitheve! Lamtumire piktori yne, mesuesi yne, shoku yne i mire!

panorama