Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha kanë qenë në qemdër të mediave për shkak të marrëdhënies së tyre të dashurisë. Ata janë përfolur shumë, pasi në fillim nuk e pranuan lidhjen e tyre dhe më pas as ndarjen. Mirëpo, së fundmi, burime për “Panorama”, kanë bërë me dije se çifti bashkëjetonin prej kohësh në shtëpinë e Albit.
Pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj. “Panorama” shkruan se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve.
Thuhet se prindërit e Albës ishin skeptikë për të bijën, duke marrë parasysh si përfundoi historia e koreografit me Klaudia Pepën.