Kristi Qose shënoi dy gola, për t’i dhënë fitoren Elbasanit kundër Tiranës. Verdheblutë triumfuan 2 me 1 dhe ka shpresa për zonën e Final Four.
Pas ndeshjes, ish-lojtari i Kombëtares deklaroi:
“Sukses nuk mund ta quaj, akoma nuk ka mbaruar kampionati. Do e quaj sukses, po dolëm në fund te vendi që kemi shënuar. Tani vazhdojmë, të shohim deri në fund të kampionatit.
Jemi në moment të mirë, kemi bërë ndeshje të mira. Për mua nuk mund ta them momenti më i mirë. Kam bërë ndeshje të mira, por nuk kam qenë me fat. Sot doli fati, shënova dy gola, shpresoj edhe të tjera.
Sot isha si numër 8. Unë avancohem më shumë, ndeshjet e kaluara është kërkuar të shkoj afër zonës. Gjithmonë rri afër zonës. Kaq afër nuk kam qëndruar, por sot e ndoqa. Sidomos në golin e dytë.
Shyqyr mungoi Musta se na i kishte marr gjithmonë çmimet ai(qesh).
Dua t’ja dedikoj këtë çmim babait tim që më ndoqi sot në stadium edhe gocës sime që u lind para 3 muajsh”, u shpreh Qose pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL