Aksidenti i rëndë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë që shkaktoi vdekjen e 2 personave ka ardhur si pasojë e papërgjegjësisë së njërit prej shoferëve.
Më konkretisht, shtetasi Emirjan Doko ka qenë duke qarkulluar nën efektin e alkoolit dhe ka hyrë me semafor të kuq në kryqëzim duke shkaktuar kështu përplasjen e rëndë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të dy shtetasve që udhëtonin me makinën tjetër. Viktimat e aksidentit janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo 69 vjeç të cilët po qarkullonin me mjetin tip “Hunday”.
Nga kontrolli që u bë ndaj mjetit tip “Citroen” në pronësi të Dokos, është gjetur një armë zjarri pushkë 20-tëshe.