Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohesh nga një semundje e rendë. Familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë. Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit te tij
Familja falenderon stafin mjekesor qe u perkujdes per nje kohe te gjate. Kush ishte Rikard Ljarja:
Rikard Ljarja lindi në i Prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Si aktor ka interpretuar në këto filma:
Komisari i Dritës – (1966) Dritan Shkaba – Duel i Heshtur -(1967) Gadhnjim mbi vɗekjen – (1967) Perlati; Plagë të vjetra – (1968) Naimi; Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari; Yje të netëve të gjata – (1972) Xhandari Ndërgjegja – (1972)Fitimi; Shtigje lufte – (1974) Rrema Shpërthimi – (1974) Inxhinjeri; Rrugë të bardha – (1974) Deda; Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqoja; Në fillim të veres – (1975) etj…
Si regjisor:
Pesha e kohës – (1988) Kur hapen dyert e jetës – (1986) Fundi i një gjakmarrjeje – (1983) Dita e parë e emrimit – (1981) Sketerre 43 – (1980) Radiostacioni – (1979) Në pyjet me borë ka jetë – (1978)