Humbi motrën dhe vëllanë në një kohë të shkurtër, Gjylameti flet me lot në sy: Nuk mund të…

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka folur rreth dhimbjes që ka ndjerë pas humbjes së të vëllait dhe motrës së saj, brenda një kohe shumë të shkurtër. E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Gjylameti tha se pas humbjes së dyfishtë mori vesh që priste një fëmijë, të cilin e konsideroi një bekim.

“Nuk mund ta lejoja që të rrëzohesha e të mendoja veç për veten. Duhet të bëhesha e fortë për njerëzit e tjerë të familjes. Djali i vogël erdhi vërtet si një bekim pas gjithçkaje që ka ndodhur në familjen time,”- tha Gjylameti.