Thursday , July 10 2025

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 10 korrik, ku një 34-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në liqen.

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të shpëtojë dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga  shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  A.B, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al