Policia e Elbasanit ka nisur kërkimet për humbjen e një 50-vjeçari pas kallëzimit të bashkëjetueses së tij.
Bëhet me dije se shtetasi G.S nuk është kthyer në banesë pas punës duke humbur kontaktet me të.
Cërrik/Dje, ka kallëzuar shtetasja B. L., 50 vjeçe, se më datë 01.09.2025, ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin e saj, shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili nuk është kthyer në banesë, pas punës. Po punohet për gjetjen e 50-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)