FOTO ARKIVA

Humb jetën tragjikisht vajza 12 vjeçare, policia po heton për shkaqet

Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit.

Ajo ka shkuar në shkollë si çdo ditë. Gjatë orës së dytë të mësimit, ajo ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë.

Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj. Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit.
Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”.
U realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital. Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.

Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.