Mbremjen e sotme Graniti ka rrefyer historine e jetes se tij. Ai ka treguar se prinderit i jane ndare dhe ai bashke me motren 1 vit pas ndarjes e ka takuar ate rastesisht me te dashuren e re. Mami dhe motra e kane ndjekur kudo Granitin dhe kur ka qene ai ne futboll ne Spanje.
Mes lotesh Graniti tregon se mami i tij ishte e vetmja femer qe shkonte ne stadium kur te gjithe i ndiqnin baballaret. Me tej Graniti ka thene se nena e tij ka bere tre operacione pas nje aksidenti dhe ai me motren jane perpjekur gjithmone qe te jene prane saj, sepse ka sakrifikuar jeten per ta.
Mbremjen e sotme mami i Granitit ka shkuar per ti bere nje surprize. Mes lotesh ata jane perqafuar dhe ajo i ka thene se kane pasur momente shume te veshtira por i kane kaluar se bashku.
”Mami eshte krenare per edukaten qe ke brenda, mos rri i mbyllur noto lirshem me te gjithe banoret, bej loje te mire mos u mbyll me guacke. Eshte eksperience shume e bukur luaje lojen sic duhet.”-ka thene ajo duke i dhene zemer Granitit. Persa i perket Fifit ajo ka thene se eshte e lumtur qe ka ngelur vetem shoqeri edhe pse do te pranonte cdo zgjedhje te te birit.