Një skemë mashtrimi nga një shtetas francez që u vidhte para shtetasve shqiptarë, është zbuluar nga policia, që ka vënë në pranga 23-vjeçarin.
Adem Said, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare, njofton policia.
Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë. 23-vjeçarit iu sekuestruan tre celularë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel