Hidhet nga kati i 7-të i pallatit pedagogu në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrwmjen e djeshme në Elbasan. Një pedagog është hedhur nga kati i shtatë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa fatmirësisht pedagogu ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Për shkak të orarit të vonë, fast food-i ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.