Tsage ishte heroi i Elbasanit, në triumfin 1 me 0 të arritur ndaj Egnatias në shtëpi. Në fund të sfidës, sulmuesi u zgjodh edhe njeriu i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, deklaroi:
“Është shumë e rëndësishme për ne. Jam i lumtur, ishte ndeshje e vështirë, shiu na vështirësoi disi, por jam i lumtur për 3 pikët. Ne stërvitemi dhe punojmë fort në stërvitje, për të arritur këto rezultate, tani po na shpërblehet ajo që bëjmë në stërvitje.
Jeni të kënaqur me mënyrën si sulmon ekipi, shërbeheni shumë apo jo? Për një sulmues, është e rëndësishme të shënosh dhe të marrë sa më shumë topa, por fusha ishte e tillë sot. Ndonjëherë këto lloj ndeshjesh duan që ti të jesh gati”, tha Tsage.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.