Sipas vendimit të qeverisë, ditën e sotme janë hapur edhe një numër i lartë i aktivitete, si parukeritë, klinikat dentare dhe qendrave tregtare. Me anë të mesazhi në rrjetin social facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e virusit të rëndë.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu.
Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë.