Në kuadër të javës të Mozaikëve në Elbasan, është hapur për vizitorët dhe nxënësit e shkollave një pjesë e bazilikës së Bezistanit në qendër të qytetit.
Bazilika e Bezistanit i përket shekullit të pestë dhe përbëhet nga shumë elementë arkitektonikë ku veçohen mozaiku dhe afresket.
E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, kjo bazilikë u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë ndërsa detajet që ajo fsheh janë të jashtëzakonshme. /Tch