Tashmë është konfirmuar se më datë 27 qershor, Greqia do të jetë krejtësisht e hapur për udhëtarët në të gjithë botën dhe Aerporti ‘Nënë Tereza’ sapo ka nxjerrë një lajmërim të rëndësishëm. Për të gjithë udhëtarët që zgjedhin të shkojnë drejt vendit fqinj me avion, do të duhet të plotësojnë tre kritere apo tre kushte të cilat janë;
1) Test COVID, ose
2) Një dëshmi që personi e ka kaluar
3) Ose çertifikata e vaksinimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
Vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
Sikundër është bërë me dije edhe më herët, testimi duhet bërë 72 orë para nisjes ndërsa për testet antigjen 48 orë para nisjes.