Kohët e fundit, në vendin tonë po sjellin shumë makina të bukura nga jashtë. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot, madje as femrat nuk janë kursyer për të pasur makinën e tipit të fundit, ndoshta ato vetë apo ndonjë i dashur ‘pasanik’. Sidoqoftë për të folur rreth rregullave të qarkullimit, patentave dhe kush e drejton më mirë makinën mashkulli apo femra, i ftuar në Top Albania Radio ishte drejtori i Shërbimit të Transporteve, Blendi Gonxhe.
Në një intervistë me Salsanon dhe Palomën në emisionin “Ndryshe”, Gonxhe u shpreh:
Femrat janë më insistuese në shkeljet që bëjnë, pra kanë një bindje që meqenëse jemi një shoqëri maskiliste, që në shumicën e kohës bëjnë çfarë ju thonë meshkujt… Ato femra të cilat kanë makina që ua kanë blerë meshkujt, që janë përsëri në ornamente mashkullore në mënyrën se si janë dhënë këto makina… janë shumë arrogante në timon, janë të pakujdesshme, në përgjithësi femrat kanë një ide që polici nuk ka për t’ju thënë gjë, femrës nuk i flitet, femra nuk penalizohet kollaj, ajo është shoqja e dikujt, e njohura e dikujt që është shumë i fortë.
Në përgjithësi makina është kthyer në një lloj statusi force e pasurisë, leku, që tregon se kë ke të dashur dhe kjo ka bërë që ne shohim shpesh ngjarje edhe nga historiku i shkeljeve të kundra-vajtjeve, femrat bëjnë kundra-vajtje shumë të forta dhe insistuese.