Greqia bëri të ditur se kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët dhe vizitorët Shqiptar deri më 19 Prill. Greqia bëri të ditur se kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët dhe vizitorët Shqiptar. Sipas vendimit të qeverisë Greke në Greqi në pikat kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë këto qytetarë
Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit
Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
Punëtorët e specializuar që disponojnë vizë pune ku përfshihen dhe punëtorët sezonal
Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj që diponojnë vizë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi
Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore
Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke
Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu që është e vlefshme duhet të merrni një vërtetim nga ambasada Greke në Athinë.
Rikujtojmë se sipas urdhërit të ministrisë së emigracionit, lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose do të skadojë:
a. – Nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020 shtyhen automatikisht deri më 31 mars 2021.
b– Nga 1 gusht 2020 dhe deri më 31 mars 2021 shtyhet automatikisht me 8-të muaj vlefshmëria e tyre. c
– Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021
Personat që hyjnë në kategorinë e lartpërmendur (a,b,c) duhet të ndjekin këtë proçedurë https://www.top-lines.gr/sq/si-do-nxirrni-vertetim-per-lejet-e-skaduara-gjate-2020-2021/
Qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë për arsye shëndetësore duhet të jenë të pajisur me leje të posaçme nga Ambasada Greke në Tiranë
Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.
Në Greqi nuk lejohen të kalojnë
Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat
Zyra Athinë 2105203350-2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023
Zyra Patra 6907115555 6945994999