Goditi të riun me sende të forta për motive të dobëta, 25-vjeçari nën hetim

Një 25-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatari të tij, duke e goditur me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.