Goditën me shishe qelqi në fytyrë blogeren, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha. Prangoset njëra prej tyre

Janë dorëzuar në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi disa javë më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.

Sipas njoftimit të policisë e dy motrat janë vetëdorëzuar mbrëmjen e së mërkurës, ku njërës prej tyre thuhet se i është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se partneri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.