Gjykata e Lartë rrezoi rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu për masën e sigurisë.
Prej disa muajsh ish-gjyqtarja mbahet e izoluar në burgun e Pojskës në Pogradec.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.
Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.
Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.