Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.
Dënimi i tij lidhet me çështjen e njohur si “Babale”, një rast që përfshinte akuza për inskenimin e një videoje të pretenduar ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke aluduar për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.
Në këtë rast, Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të fabrikuara për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
Kujtojmë se Ervin Salianji është drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit