Gjobitet me 2 milionë lekë pika e grumbullimit të metaleve në Elbasan. Çfarë gjeti policia gjatë kontrolleve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për një 38-vjeçar, pasi në pikën e grumbullimit të metaleve që ai administron, gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur mbetje metalike që nuk ishin trajtuar sipas ligjeve në fuqi.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se biznesi i grumbullimit të metaleve që është nën administrimin e 38-vjeçarit, u gjobit me 2 milionë lekë gjobë, pas shkeljeve të konstatuara.

Ndërkohë materialet nga hetimet e Policisë iu dërguarn Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme për këtë rast.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.